E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, mbytet në pus 40-vjeçari

Një person ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke hapur një pus pranë banesës së tij.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Trepsenish të Elbasanit ku 40-vjeçari Haki Bërdufi ka gjetur vdekjen aksidentalisht teksa ishte duke hapur një pus.
 

Pavarësisht se bashkëfshatarët e viktimës i kanë ardhur menjëherë në ndihme 40-vjeçarit për ta nxjerrë nga thellësia e pusit ai ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Mungesa e ujit të pijshëm në disa fshatra dhe komuna të vendit është një problem serioz për komunitetin dhe sipas banorëve puset janë e vetmja alternative për furnizimin me ujë. Por shpeshherë hapja e tyre në mënyra artizale ka sjellë edhe në aksidente fatale me pasojë vdekjen e disa personave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›