E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, kërkohej prej 2 javësh, gjendet i vdekur 55-vjeçari

Kufoma e një mashkulli është gjetur mesditën e sotme në komunën Zerqan të qarkut të Dibrës. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 55-vjeçari Fitim Hyka nga fshati Sopot i komunës Zerqan.
 

Sipas policisë 55-vjeçari rezultonte i zhdukur që prej 2 javësh ndërsa është gjetur i pajetë mesditën e sotme në rrethana ende të paqarta.
Menjëherë kufoma është dërguar në morgun e spitalit ku do t`i bëhet edhe autopsia për të vërtetuar edhe shkaqet e vdekjes.
 

Policia ka bërë edhe kqyrjen e kufomës ku nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e 55-vjeçarit, gjë që bën të dyshohet se vdekja e tij mund të jetë natyrale. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 55-vjeçarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›