E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët sytë nga Shqipëria, kthimi një realitet

Nga dita në ditë grupe emigrantësh shqiptarë, të detyruar, po i drejtohen përkohësisht apo përfundimisht vendit të tyre të lindjes me mënyra nga më të ndryshme.

Deri më sot nuk ka një numër të saktë nga shteti shqiptar, pasi edhe interesimi ndaj këtij fenomeni është zero. Sipas burimeve të mediave vendase, bëhet fjalë se të paktën 200.000 emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, pritet nga dita në ditë të rikthehen në vendin e tyre.

Kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës me pronarin, gjendja e rëndë ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve, i kanë lodhur së tepërmi emigrantët. Dikur punonin me ëndrrën për të mbledhur para, për një të ardhme sa më të mire, ndërsa sot jeta e tyre varet nga këto të mbledhura.

Shumë mallra shtëpiake apo automjete janë blerë nga emigrantët me para në dorë, ndërsa pjesa tjetër me anën e kësteve. çdo fund muaji në bankat e vendit, shumë emigrantë tërheqin sasi parash për të përballuar jo vetëm nevojat e jetesës, por edhe për të paguar këstin e automjetit dhe mallrave të tjera shtëpiake, por mbi te gjitha qiranë e shtëpisë, gjë qe për vendasit për bën një burim për jetese.

Qendra e Athinës ka marrë pamjen e viteve 1990, ku çdo mëngjes shumë emigrantë me çanta në duar grumbullohen në shesh me shpresë për të siguruar punë. Pasi presin me orë të tëra, fytyra të lodhura dhe të pa shpresa marrin rrugën e kthimit për në shtëpitë e tyre.

Vite më parë pronarët kërkonin emigrantë për punë, ndërsa këta të fundit pretendonin me të drejtë për një për më të mirë, ndërsa sot ndodh e kundërta. 74.9 për qind e emigrantëve shqiptarë punojnë në ato vende pune ku nuk duan të punojnë vendasit.

Sot çdo gjë ka ndryshuar, pasi Greqia nuk është më ajo e mëparshmja. Të pa shpresë për të ardhmen, sytë e tyre janë drejtuar për nga Shqipëria. Greqia e dikurshme si parajsë për ta përbën një të shkuar. /Shpëtim Zinxhiria/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›