Korcë, rriten sipërfaqet e përmbytura, dëmtohen të mbjellat
KORCE- Rreshjet intensive kanë rritur ndjeshëm prurjet e lumit Devoll duke shtuar sipërfaqen e përmbytur në fushën e Maliqit në Korcë. Uji ka mbuluar rreth 3000 hektarë tokë ndërsa nuk ka më gjurmë të të mbjellave në këtë zonë.
Sipas fermerëve, shkak i kësaj situate që ka nisur ditë më parë është mospastrimi i kanaleve kulluese.
Fermerët e komunës Libonik kërkojnë marrjen e masave për të shmangur rrezikun që u kanoset edhe pjesës tjetër të të mbjellave.
Ndërkohë dëme nga përmbytjet ka edhe në fshatrat Vreshtas, Podgorie dhe Sheqeras ku rrezikohen edhe banesat.
Kryetarët e këtyre komunave u janë drejtuar me shkresa Shtabit të Emergjencave pranë Prefekturës së Korcës por deri tani e vetmja masë ka qenë ajo e ndërhyrjes në argjinaturën e lumit Devoll.
(e.n/News24/BalkanWeb)