E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet rrjeti i drogës, edhe shqiptarë në pranga

Policia italiane ka shkaterruar nje rrjet te fuqishem droge, pjstare te te cilit sihin dhe shume shqiptare. Të arrestuarit akuzohen për trafik kokaine e cila vinte nga Holanda dhe Belgjika, ndërsa hetimet kishin filluar që në vitin 2006 

MILANO-Nje rrjet trafiku nderkombëtar i drogës në të cilin bënin pjesë edhe shtetas shqiptarë është goditur nga policia italiane në një operacion që është zhvilluar në disa qytete italiane. Në prangat e policisë kanë rënë 31 persona ndërsa janë lëshuar edhe 50 urdhër arreste. Arrestimet u kryen në Milano, Bergamo, Como, Cremona, Lecco, Lodi, Mantova, Pavia, Sondrio, Alessandria, Biella, Novara, Verbano Cusio Ossola, Vercelli, Livorno dhe Verona.
Të arrestuarit akuzohen për trafik kokaine e cila vinte nga Holanda dhe Belgjika, ndërsa hetimet kishin filluar që në vitin 2006. Në këtë grup kriminal, përvec shtetasve shqiptarë kishte edhe shtetas italianë dhe afrikanë. Policia arriti të zbulonte edhe menyrën se si funksiononte kjo organizatë, që nga hyrja e droges në Itali dhe deri tek shpërndarja e lëndëve narkotike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›