E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, mjeku dënohet me 1 vit burg për mjekim të gabuar

Mjeku Ylli Muça është shpallur fajtor për mjekim të gabuar dhe mos dhënie në kohë të ndihmës mjekësore.

Ngjarja për të cilën u shpall fajtor mjeku ndodhi më 5 shtator të vitit 2008, kur një shtetas nga fshati Gjegjan shkoi në spitalin e Cërrikut dhe për rreth 15 orë qëndroi në spital pa marrë mjekime. Më pas ai u dërgua në gjendje kome në spitalin e Tiranës, ku edhe ndërroi jetë.

Rasti u denoncua nga familjarët e shtetasit Hajri Nasufi, 45-vjeç, dhe më pas nisën hetimet nga prokuroria. Në fund të dosjes hetimore, organi i hetimit doli në konkluzion se mjeku nuk e kishte kuruar pacientin, duke bërë që ai të ndërronte jetë. /Start/

                                                                                             2012-04-18 14:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›