Arvizu Duhet konsensus kombetar per integrimin evropian

Ne Shqiperi ambasadori i shteteve te Bashkuara Alexander Arvizutha sot se vendit i nevojitet nje konsensus kombetar per te bere perparim ne rrugen e integrimit europian.
Keto komente ambasadori Arvizu i beri ne perfundim te nje takimi me ministrin e jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto. Sipas ambasadorit amerikan duhet qe te kete nje unifikim te qendrimit te paleve dhe me kete unfikim objektivat jane te arritshme tha ai. Edhe ministri Haxhinasto foli per nje pakt kombetar I cili te kete si objektiv zbatimin e 12 prioriteteve te percaktuara nga Bashkimi europian per Shqiperine. Sipas tij te gjitha forcat politike duhet te angazhohen ne nje proces te pakushtezuar per ti respektuar dhe zbatuar keto prioritete.
Tetorin e ardhshem komisioni europian do te paraqese opinionin e tij mbi ecurine e Shqiperise ne plotesimin e kerkesave per marrjen e Statusit kandidat. Vitin e kaluar Shqiperise nuk ju dha ky status nderkohe qe ngerci i gjate politik si dhe polemikat per zgjedhjet e 8 majit per pushtetin vendor nuk e kane ndihmuar perparimin e Shqiperise ne procesin e integrimit te saj europian.