E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, në prangady personapër vjedhje kromi

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona nën akuzën e vjedhjes së kromit. Lavdim Shkira nga fshati Buqezë e Pogradecit dhe Afrim Dervishi nga fshati Katjel i Librazhdit janë arrestuar mesnatën e kaluar.

Sipas policisë dy të arrestuarit janë kapur në flagrancë teksa transportonin me një kamion me targa të Pogradecit 60 12 B rreth 70 kv mineral kromi.

Operacioni është kryer pas hetimeve, në bazë të të cilave rezultonte që kromi ishte vjedhur në minierën e fshatit Katjel të komunës Rrajcë në Librazhd. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për zbulimin e destinacionit të kromit apo përfishjen e personave të tjerë. Ndërsa dy të arrestuarit pritet të përballen me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›