E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Gati përbashkëpunimme Serbinë

FINLANDE- Kosova dëshiron të ndërtojë marrëdhënie bashkëpinimi me Serbinë, deklaron nga Finlanda kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Sipas tij, Kosova u takon të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Lajmi bëhet publik nga agjencia AFP.

“Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me vendet fqinje: Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Tani, presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me Serbinë, si bashkëpunim ndërmjet dy shteteve të pavarura”, u tha gazetarëve kryeministri Thaçi, gjatë vizitës së tij në Finlandë.

Ndërsa Matti Vanhanen, u shpreh se vendi i tij mbështet të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në perspektivën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian, për aq kohë sa të gjitha kërkesat, përfshirë edhe atë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, të jenë përmbushur.

“Të gjitha këto vende të BE-së kanë disa çështje parimore, që lidhen me aspekte të brendshme dhe që i kanë penguar ta njohin pavarësinë e Kosovës. Por, është gabim që si rezultat i kësaj, Kosova të vuajë”, ka thënë kryeministri Vanhanen.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›