Mbështetja për vizat, evidente - do t’i plotësojmë kushtet teknike

Intervistë e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta për BBC
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, i cili udhëhoqi delegacionin shqiptar në samitin e Sarajevës së BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, u shpreh gjatë një interviste për BBC-në se Shqipëria ka plotësuar kushtet e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. Meta deklaroi se mbështetja për vizat është evidente, ndërsa theksoi se problemi i vetëm i Shqipërisë është ngërēi politik, i cili pavarësisht se nuk lidhet direkt me procesin, nuk ka efekte të dobishme Lidhur me integrimin në BE, kryediplomati shqiptar tha se reformat mbeten element kyē. Ai deklaroi gjithashtu se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një prioritet i Brukselit.
Sa i rëndësishëm është takim i Sarajevës ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor? është një përpjekje për t’u përshëndetur e Presidencës spanjolle, e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe të institucioneve të Unionit për të risjellë edhe një herë tjetër,në një kohë relativisht të vështirë dhe me shumë sfida dhe për vetë Bashkimin Europian, domosdoshmërinë për të kompletuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, pikërisht tani, dhjetë vjet pas Samitit të Zagrebit, i cili inicioi edhe vetë procesin e Stabilizim Associmit dhe që më pas u ndoq nga vizioni që u shpalos në Samitin e Selanikut për Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria shënoi një hap përpara drejt integrimit evropian me propozimin që bëri Komisioni Europian javën e kaluar në drejtim të heqjes së vizave, megjithatë u lanë disa detyra, u lanë tre kushte, Shqipëria përsëri me kushte, ç’mendoni? I gjithë procesi ka qenë i kushtëzuar. Pikërisht dy vjet më parë u shpall nga Franco Frattini, (atë kohë Zëvendëspresident dhe Komisioneri për çështjet e Brendshme të Bashkimit Europian), vullneti për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. I gjithë udhërrëfyesi është i përbërë nga kushte shumë të qarta, shumë teknike, konkrete, komplekse, të ndara në katër blloqe të cilat përbëjnë kolonën e këtij procesi dhe unë mund të them se tashmë ka mbetur fare pak, ēka është vlerësuar edhe nga Komisioneria Malmstrong, nga Komisioneri Fule dhe nga përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian. Kjo është arsyeja që propozimi është pozitiv, sepse vetë Komisioni është i bindur nga vetë monitorimi i vazhdueshëm që i ka bërë procesit të përmbushjes se detyrimeve se Shqipëria i ka të gjitha aftësitë dhe kapacitetet për t’i përmbyllur me sukses edhe këto tre çështje në vazhdim.
Këtu në Sarajevë Kosova është e përfaqësuar në nivelin e Ministrit të Jashtëm, ashtu si edhe vende të tjera të rajonit, megjithatë është e qartë se Kosova është më mbrapa proceseve integruese, qoftë edhe vetëm në aspektin e vizave, ēfarë mendoni? Të gjithë e dimë se Kosova përfaqëson një shtet të ri ende jo i njohur nga pesë vende të BE-së, megjithatë Kosova absolutisht është në një stad integrimi me vetë Bashkimin Europian dhe mendoj që vetë prezenca e EULEX-it në Kosovë është një kontribut pozitiv në këtë drejtim ashtu sikurse unë shpresoj që së afërmi edhe Kosova të ketë udhërrëfyesin e saj për liberalizimin e vizave dhe unë jam i bindur se ajo do ta fitojë këtë mundësi për qytetarët e saj, sepse vetë politika e Bashkimit Europian është e tillë që ky proces për liberalizimin e vizave të konsiderohet si proces teknik dhe në këtë drejtim besoj se do të ekzistojë mirëkuptimi i të gjithëve për të avancuar edhe me qytetarët e Kosovës në këtë drejtim. Mendoj se është një fakt shumë pozitiv që Kosova përfaqësohet në këtë takim të nivelit të lartë të Sarajevës, do të thosha që është sukses i veēantë i këtij takimi dhe absolutisht që Kosova është një realitet i ri, është një realitet i pakthyeshëm dhe Shqipëria e ka theksuar se mbështet jo vetëm Kosovën e pavarur, si kusht dhe garanci për stabilitetin e rajonit, por në mënyrë të veēantë mbështet progresin e një Kosovë europiane.
...