Janar, kriza godet tregtine me jashte
Blerina Hoxha
Duket se kriza ekonomike dhe ajo financiare qe ka prekur vendet e Bashkimit Evropian, ka reflektuar negativisht ne tregtine e vendit tone me unionin. Te dhenat e tregtise se jashtme te publikuara dje nga Instituti i Statistikes, njoftojne se ka nje renie te tregtise, e reflektuar jo vetem ne eksporte, por edhe ne importe. Keshtu ne muajin janar te ketij viti u eksportuan 6.6 miliarde leke mallra, me ulje 11.6 per qind ne krahasim me muajin janar 2008 dhe ulje me 4.5 per qind ne krahasim me muajin dhjetor 2008. Renie te ngjashme u vune re edhe ne volumin e importeve, ku per janarin u shenuan vlertat e 27.8 miliarde lekeve me nje ulje 10.5 per qind ne krahasim me muajin janar 2008, dhe renie 35.5 per qind ne krahasim me muajin dhjetor 2008. Deficiti tregtar i ketij muaji eshte 21.2 miliarde leke, duke shenuar nje rritje prej 23 per qind krahasuar me muajin respektiv te vitit 2008 dhe nje ulje prej 41.5 per qind, krahasuar me muajin paraardhes. Renia e konsumit ne partneret kryesor tregtar te vendit tone, Greqi dhe Itali per shkak te arsyeve te njohura tashme qe ka krijuar kriza, vendi yne eshte i destinuar te mbarte pasojat, te cilat me se shumti sic kane lajmeruar edhe analistet e ekonomise, do te kene efekte ne tregtine e jashtme te vendit. Mirepo kjo situate jo shume optimiste ne tregtine e jashtme pritet te jape efektet zinxhir ne ekonomine vendase. Pasojat e para pritet te ndihen ne te ardhurat e buxhetit te shtetit, pasi per shkak te renies se importeve do te mblidhen me pak te ardhura nga doganat dhe ne pergjithesi do te paguhen me pak taksa nga biznesit per shkak te renieve ne xhirot e tregtise. Nderkohe kjo renie ne tregtine e jashtme, sidomos ne importe tregon se edhe shqiptaret tashme kane nisur te jene me te kujdesem ne konsumin e mallrave. Por nga ana tjeter edhe importuesit kane pesuar nje mpirje ne aktivitetin e tyre ne pritje te nje ndryshimi ne ekonomite e vendeve partnere. Ne muajin janar 2009, importi i mallrave me akcize arriti vleren 2.989 miliarde leke, duke zene 10.8 per qind ndaj totalit te importit. Krahasuar me janarin 2008, importi i mallrave me akcize ka pasur ulje prej 5.1 per qind. Peshen me te madhe te ketyre mallrave e zene nenproduktet e naftes me 68 %.