Itali, kriza kalon parashikimet
Sipas Institutit Italian te Statistikave, Prodhimi i Brendshem Bruto ne Itali ka pesuar nje renie prej -1% ne vitin 2008. Renia shenon performancen me te dobet te ekonomise italiane qe prej 34 vitesh kur PBB-ja, ra me -2,1%. Kjo eshte me e madhe sesa c'pritej. Sipas vleresimit te qeverise renia duhej te ishte -0,6%. Te dhenat e ekonomive te tjera kryesore te botes, tregojne se PBB-ja Gjermane eshte rritur me 1,3% ne vitin 2008, me 1,1% ajo e SHBA-ve dhe me 0,7% ajo e Frances dhe e Mbreterise se Bashkuar. Renie ka pesuar edhe Japonia qe regjistron nje rritje negative prej -0,7% te PBB-se. Tregtia e jashtme e Shqiperise me vendet e Bashkimit Evropian, zuri 69.3 per qind ne muajin janar. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 73.5 per qind dhe importi 27.4 per qind, kurse me Greqine eksporti eshte 7.5 per qind dhe importi 17.7 per qind. Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane per eksportin, Austri, Gjermani, France, Spanje, Zvicer, etj, dhe per importin, Britani e Madhe, Bullgari, Greqi, France, Suedi, etj. Importi i grupit "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi" u ul 42.1 per qind, "Produkte kimike dhe plastike" u ul 39.2 per qind, "Ushqime, pije, duhan" u ul 34.6 per qind, "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u ul 32.1 per qind, etj.