Kontrate shtese per modernizimin e trafikut ajror
Qeveria vendosi dje miratimin e shteses se kontrates, ndermjet qeverise se Shqiperise, te perfaqesuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil, dhe “Lockheed Martin Global, Inc.”, per modernizimin e sherbimit te trafikut ajror shqiptar. Fondet per financimin e shteses se kontrates te perballohen nga burimet e percaktuara ne marreveshjen e kredise, te nenshkruar ndermjet Agjencise Nacionale te Trafikut Ajror (ANTA), sha, BNP Paribas dhe Export-Import Bank e SHBA-se, si dhe nga te ardhurat vjetore te ANTA, sha-se.