E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorit Ndoja, padi ne Prokurori

Rozeta Rapushi

Paditet ne Prokurori per fshehje e deklarim te rreme te pasurise, Drejtuesi i Prokurorise se Durresit, Arian Ndoja. Kryetari i sapozgjedhur i Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive, Adriatik Llalla, kallezoi dje penalisht zyrtarin e pare, per fshehje e mashtrim me deklarimin e pasurise. Drejtuesi i Prokurorise Durres, Ndoja ka nje shume te madhe te ardhurash, prej 743.000 eurosh qe nuk i justifikon me detyrat e kryera ne vitet e fundit. Ne formularin e tij te pasurise, Ndoja deklaron se te ardhurat i ka fituar gjate periudhes Qershor 2004 - Janar 2008, nga puna e tij si avokat i Dhomes se Avokatise Tirane, ne shumen 743.000 euro. Por pas kontrollit te ushtruar nga inspektorati ne institucionet perkatese, si Bankat e Qendra Kombetare e Regjistrimit, rezulton e kunderta. Qendra Kombetare e Regjistrimit, konfirmon se subjekti Arian Ndoja me date 19.09.2007 eshte regjistruar si person fizik prane QKR-se, per ushtrimin e aktivitetit privat te avokatise. Pra nuk ka 4 vite por vetem nje. Nga ana tjeter, bashkia Tirane konfirmoi se ky subjekt nuk figuron i regjistruar ne regjistrat e bashkise per ushtrimin e ndonje aktiviteti e per rrjedhoje nuk ka paguar asnje lloj detyrimi fiskal. “Sa me siper rezulton se subjekti Arian Ndoja ne deklaraten “para fillimit te detyres” date 28.01.2008 ka deklaruar se per periudhen kohore Qershor 2004 - Janar 2008 ka fituar te ardhura nga ushtrimi i aktivitetit te avokatise, ne shumen prej 743.000 euro, nderkohe qe sic rezulton nga pergjigjet e organeve kompetente shteterore, ai eshte regjistruar prane QKR si person fizik me date 19.09.2007 dhe prane organeve tatimore me date 02.10.2007 dhe se nuk ka paguar asnje detyrim tatimor per aktivitetin qe ushtronte”, vlereson inspektorati ne shkresen per kallezimin penal. Shkresa zyrtare, e cila i eshte dorezuar dhe njesise hetimore per hetimin e krimit ekonomik, vlereson se te gjitha te dhenat e mbledhura krijojne dyshime te arsyeshme, se pasurite e fituara nga subjekti Arian Ndoja gjate periudhes qe ka ushtruar aktivitetin e avokatise, nder te tjera, jane rrjedhoje dhe e fshehjes se detyrimeve fiskale. Konstatim per te cilin ILDKP ka njoftuar Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, me qellim marrjen e masave fiskale ndeshkuese ndaj ketij subjekti. “Per arsyet e siperpermendura, bazuar ne nenin 281 te Kodit Penal, paraqesim para jush kete kallezim penal duke kerkuar fillimin e procedimit penal per vepren penale “Refuzimi per deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike” te parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal ndaj shtetasit Arian Ndoja me detyre Drejtues i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres”, thuhet ne shkresen e firmosur nga kryeinspektori Llalla. I pyetur per burimet e krijimit te pasurise, arsyet e mos regjistrimit ne organet tatimore dhe mospagimit te detyrimeve fiskale, Ndoja u shpreh se ligji nuk e detyron te regjistrohej ne organet tatimore dhe se nuk ka pasur detyrim per t’u njohur me legjislacionin ne fuqi. Lidhur me burimin e krijimit te pasurise ky subjekt ka paraqitur ne ILDKP 18 cope fatura me ane te se cilave ka dokumentuar marrjen e te hollave nga disa kliente, fatura te cilat ne total kapin shumen 657.000 euro per rrjedhoje mbeten te pambuluara me fatura justifikuese nje sasi prej 86.000 euro.

Kallezimi

Arian Ndoja ne deklaraten e tij te pasurise ka pasqyruar te dhena te cilat te krijojne dyshime te arsyeshme se nuk jane te verteta, ky subjekt krahas dyshimeve qe ekzistojne per vertetesine e shumave deri ne 321.000 euro.

Pasuria e deklaruar e Ndojes

Makine tip Benz 190, me vlere 200.000 leke

Gjendje cash ne shumen 20.000 Euro (te krijuara ne periudhen Maj-Dhjetor 2004)

Te ardhurat nga paga si prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, per kater muajt e pare te vitit 2004 dhe deri ne fund te vitit si avokat ne Dhomen e Avokatise Tirane, ne shumen 28.000 Euro + 280.000 leke

Te ardhura nga paga e bashkeshortes, shefe personeli dhe juriste e Hotel “Dajtit” prej 500.000 leke

Apartament banimi, me sip. 117.5 m², Rr. “Irfan Tomini” Tirane, me vlere 65.000 Euro, i pa hipotekuar, i likuiduar

Apartament banimi me sip. 327.71 m², me vlere 163.855 Euro te ndodhur ne Shengjin Lezhe

Apartament banimi me sip. 90.2 m², Shengjin Lezhe, me vlere 2.000.000 leke, i hipotekuar, i likuiduar

Lokal (njesi sherbimi), me sip. 114.6 m², ne Shengjin Lezhe, me vlere 114.600 Euro, i pa hipotekuar

Lokal (njesi sherbimi), me sip. 159.52 m², ne Shengjin Lezhe, me vlere 159.520 Euro

Automjet tip BMW me vlere 34.000 Euro, nga e cila likuiduar 17.000 Euro dhe pjesa tjeter prej 17.000 Euro me huadhenie nga Raifaizen Bank me leasing,

Gjendje cash shuma prej 130.000 Euro.

Dhene hua nje shtetasi, shume prej 75.000 Euro, me deklaraten noteriale

Detyrim ne forme leasingu ne Raiffeisen Bank, ne vlere totale 20.000 Euro per blerje automjeti tip BMW, mbetur pa shlyer edhe 17.000 Euro

Te ardhurat e subjektit si pedagog ne Universitetin “Kristal” 3.000 leke/ora + provimet.

Te ardhurat nga puna e bashkeshortes se subjektit, shtetases Elderina Ndoja, juriste dhe shefe personeli ne Hotel “Dajti” me page mujore 42.000 leke ose 504.000 leke ne vit

Te ardhurat nga puna e te atit Zef Ndoja, mesues ne shkollen e mesme Nikel, Kruje me page neto 27.400 leke ne muaj ose 328.800 leke ne vit

Te ardhurat nga puna e se emes Drane Ndoja, mesuese ne shkollen 8-vjecare Nikel, Kruje me page mujore 24.500 leke ne muaj ose 294.000 leke ne vit

Avokati i Selimit, pasuri perrallore ne pak vite

Gazeta “Koha Jone”, publikoi para disa kohesh, dhjete-fishimin e pasurise se Drejtorit te Prokurorise se Durresit, Arian Ndoja. Ne deklaraten e pasurise se dorezuar, Ndoja thekson se rritjen e pasurise e ka nga puna e tij si avokat. Arian Ndoja ka raportuar gjate vitit 2004 kur mbante postin e prokurorit ne Durres, nje pasuri prej 20 mije eurosh dhe 200 mije leke. Dhe pas nje periudhe kater vjecare pa informacion rreth te ardhurave dhe gjendjes se pasurise, viti 2008 e gjeti ate me mbi 760 mije euro ne pasuri te paluajtshme dhe ne cash. Prokurori i shkarkuar nga Theodhori Sollaku, ish-kreu i organit qendror te akuzes, dy vjet me pare, arriti te ngjitet ne postin e kryeprokurorit te Durresit me firmen e Ina Rames dhe Presidentit te Republikes ne Janar te ketij viti. Me 2 tetor 2007 sipas dokumentit te Zyres se Deklarimit te Pasurive, Ndoja kishte marre licencen e avokatit. Me pak se kater muaj me pas ai u emerua kryeprokuror i Durresit. Fillesat si prokuror, Ndoja i kishte pas vitit 2002, kur ai ishte kandidat per Magjistrat ne profilin Prokuror. Si avokat, Ndoja ishte edhe mbrojtesi ligjor i Arian Selimit, akuzuar per trafik nderkombetar kokaine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›