E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, nxirret nga lumi Shkumbin trupi i peshkatarit të zhdukur

Pas 24 orë kërkimesh, policia e Elbasanit ka gjetur trupin e peshkatarit Dilaver Peqini, të mbytur në ujrat e Lumit Shkumbin.
Trupi i pajete i peshkatarit 50 vjeccar nga lagjia "Beqir Dardha" në Elbasan, u gjet në ujrat e lumit shkumbin pranë fshatit Byshek.
Më parë familjarët e 50 vjeccarit duke denoncuar zhdukjen e kryefamiljarit, thanë se ai ishte nisur tre ditë më parë për të peshkuar, por që nga ai moment ata nuk morën më lajme prej tij.
Ndërkaq, trupi i pajetë i 50-vjeçarit i është kthyer familjarëve, të cilët do të zhvillojnë ceremonitë e fundit mortore për peshkatarin që humbi jetën në ujrat e lumit Shkumbin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›