E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi me trafikun,Kokalari: I kemi dërguar shkresë bashkisë

Plani i Bashkisë së Tiranës për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet pas bllokimit të sheshit "Skëndërbej', është kundërshtuar nga policia rrugore e cila i ka dërguar një shkresë këtij institucioni i cili nuk i ka kthyer asnjë përgjigje. Kështu është shprehur shefi i qarkullimit rrugor për Tiranën Fatos Kokalari.
Ai ka shpjegur edhe kaosin e krijuar në Tiranë pas bllokimit për disa orë të sheshit "Skënderbej" në të cilin po kryen punime dhe masat e marra nga policia rrugore për trafikun e rënduar.
Por ajo që tashmë mbetet është një plan i mirëfilltë nga bashkia, të cilës i është ofruar një ndihmë edhe nga policia rrugore për të zgjidhur këtë kaos tashmë të krijuar në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›