E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Transporteve inspekton punimet ne aksin erenec-Librazhd

Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi ka inspektuar punimet e segmentit Ura e Çerenecit-Librazhd, pjesë e rëndësishme e aksit që lidh Dibrën me Librazhdin. Zoti Olldashi, është shprehur se punimet vazhdojnë me një ritëm mjaft të mirë. Gjatë inspektimit që bëri në punimet që kryhen në zonën e Steblevës dhe fushë Studenit, Ministri Olldashi deklaroi se brenda vjeshtës aksi do të jetë i gatshëm për paketën e shtresave të asfaltit.
Aksi Çerenec-Librazhd, i cili aktualisht është vetëm një rrugë e paasfaltuar komunash, pas rikonstruksionit, do të ketë një gjerësi prej 6.5 m asfalt, në të gjithë gjatësinë e tij prej 58 kilometrash. Punimet kryhen në një bashkëpunim të Ministrisë së Transportit dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky aks i bashkëngjitet zinxhirit Valbonë-Kam, e përfunduar, Kam-Krume, e përfunduar, Krume -Kukës nëndërtim, Kukës-Peshkopi, e përfunduar, në atë që përbën një prioritet të qeverisë Berisha, Unazës Lindore të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›