Perhere te pare pas 50 vitesh risistemohet lumit Drino
Lagjet periferike të Gjirokastrës dhe zona të tjera përgjatë brigjeve të lumit Drino nuk do të përmbyten më nga vërshimet e ujit. Garancinë e ka dhënë Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Genc Ruli i cili inspektoi punimet qe kane nisur prej mëse një viti në të dy anët e lumit Drino për të pastruar dhe thelluar shtratin e tij.
Sipas projektit, ndërhyrja do të jetë në një gjatësi prej rreth 2.3 kilometra dhe deri më tani është kryer rreth 50 për qind e punimeve..
Sipas ministrit Genc Ruli, në fund të muajit gusht mbyllet me sukses faza e dytë e punimeve, çka dhe shmang tërësisht rrezikun e përmbytjeve.
Me këtë fazë përfundon dhe volumi më i madh i punimeve, që janë zgjerim, pastrim thellim i shtratit dhe sistemim i skarpateve të lumit Drino. Deri më tani është kryer më shumë se 50 për qind e volumit të punimeve në një gjatësi prej rreth 5.1 kilometra. Faza e tretë, që do të zhvillohet në verën e vitit 2013 parashikon ndërhyrje në një gjatësi 2.1-2.2 kilometra, çka bën që në total lumi Drino të sistemohet në një gjatësi prej rreth 7.2 kilometra.
Në total do të gërmohen rreth 420 mijë metër kub dhera, ndërsa gjerësia e Lumit parashikohet të jetë mbi 8 metra. Inxhinierët zbatues thonë se lumi do të ketë një thellësi që varion nga 1.5 deri në 4 metra, çka dhe shmang përmbytjet apo daljen e lumit nga shtrati.
Në total vlera e këtij projekti është rreth 100 milion lekë.