E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti tërheq kallëzimin, mbyllen hetimet për konsullin

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Ilirjan Çukajn, për mungesë provash

TIRANË- Pas tërheqjes së kallëzimit ngaemigranti Aristidh Konomi, prokuroria mbyll hetimet përkonsullin shqiptar në Athinë, Ilirian Çukaj. Sipas organit të akuzës, hetimet ndaj konsullit shqiptar filluan pak muaj më parë, kur Ministria e Brendshme denoncoi në prokurori konsullin shqiptar Ilirian Çukaj për mitmarrje, kundrejt shërbimit për rinovimin e dy pasaportave. Sipas kallëzimit, Ministria e Brendshme ka marrë një ankesë nga emigranti Aristidh Konomi, i cili është shprehur se i kishte dhënë 2 mijë euro rryshfet në dorë konsullit shqiptar Çukaj dhe se për këtë pagesë kishte njoftuar edhe policinë greke, një efektive, e cila ka qenë e pranishme në ngjarjen e pretenduar nga emigranti. Por nga hetimi i kryer dhe marrja e deklaratës së denoncuesit Konomi, prokuroria ka pushuar hetimet, duke cilësuar si shkak mungesën e provave për këtë denoncim. Sipas prokurorisë, shtetasi Konomi me anë të një deklarate që ndodhet e administruar në dosje, ka tërhequr denoncimin ndaj konsullit Çukaj dhe oficerit të kontaktit Likaj, duke u shprehu se: “deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë, se nuk i kam dhënë lekë konsullit Ilirian Çukaj dhe oficerit të kontaktit Andi Likaj dhe nuk kam pasur asnjë problem me këta zotërinj”. Kështu shkruan emigranti 35-vjeçar në deklaratën e tij, e cila mban datën 11 prill 2008. Pavarësisht se emigranti kishte tërhequr akuzat, prokuroria vazhdoi hetimet për të vendosur mbylljen e tyre për mungesë të provave. Ndërkohë, mësohet se konsulli Çukaj ka deponuar një kallëzim ndaj emigrantit Konomi për shpifje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›