E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 30 njerëz vdesin çdo vit nga ndotja

Shifrat e frikshme janë publikuar nga drejtoria e Shëndetit Publik. Shkaku, ndërtimet e shumta dhe mbeturinat

KORÇË- Rreth 30 njerëz vdesin çdo vit në Korçë si rezultat i ndotjes jashtë të gjitha parashikimeve që ka pësuar mjedisi në këtë qytet. Shifrat e bëra publike nga ana e Drejtorisë së Shëndetit Publik në këtë qark janë tronditëse, ndërsa jeta e banorëve është në një rrezik të madh. Sipas Jani Bukuroshit, specialist për ndotjen e ajrit pranë Shëndetit Publik, mësohet se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë marrë mjekime dhe kanë kryer vizita plot 17.975 pacientë për probleme që vijnë nga aparati respirator. Kështu ndotja e pazakontë që vjen si rezultat i ndërtimeve të shumta jashtë të gjitha kushteve teknikë për një mjedis të pastër, për t’i shtuar kësaj situate dhe mbeturinat inerte të ujësjellësit të Korçës që prej disa vitesh kanë zënë vend nëpër rrugë dhe sheshe të ndryshme të qytetit. Pluhuri në nivele dy herë më të larta se normalja dhe grimcat e vogla që depërtojnë në mushkëri ka shtuar në shifra alarmante rastet e sëmundjeve të aparatit respirator. Më shumë të sëmurë të rinj me astma, probleme të mushkërive i janë shtuar listës së pacientëve ndërsa sipas të dhënave nga spitali në muaj kurohen mesatarisht të paktën 70 persona. Mjekët thonë se ka raste më të shumta të përhapjes së kancerit në mushkëri që kanë qenë raste në rritje në dy vitet e fundit, por edhe të sëmundjeve të tjera që trajtohen në sanatorium.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›