E Diel, 1 Nëntor 2026

Naço: LSI hyri në koalicion me PD-në për liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë

01-05-2011 / Gazeta 55

Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço ka qenë dje i pranishëm në komunën Kurjan ku ka prezantuar kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” z. Hamza Toro. Duke vlerësuar mbështetjen e banorëve të zonë për z. Toro, Nasip Naço u shpreh se kjo zonë ka resurse të mëdha dhe për këtë ai ka një program dhe një plan konkret për të menaxhuar sa më mirë këtë pasuri të zonës. Duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme që LSI-ja ka dhënë për procesin e liberalizimit të vizave, z. Naço ka vlerësuar vendimin që LSI-ja mori në funksion të këtij procesi. “Shqipëria përjetoi vetëm pak muaj më parë një nga ngjarjet më të mëdha historike më të prekshme, më historike për çdo qytetar të vendit, që ishte pikërisht edhe një premtim madhor i LSI-së, por edhe i këtij koalicionit qeverisës, heqjen e vizave një herë e përgjithmonë për të gjithë shqiptarët. Ju e dini shumë mirë se pavarësisht nga lumturia e çdo shqiptari, jo thjesht se ju hoq një vizë për Europë, por sepse fitoi një të drejtë të merituar për t’u ndjerë çdokush si qytetar europianë, pavarësisht nga ajo pati disa fytyra të nxira, të cilat bënë çdo gjë për të penguar liberalizimin e vizave”- u shpreh Naço. “Ne nuk shajmë njeri, ne paraqesim alternativën tonë më të mirë, paraqesim alternativën që e bashkon Shqipërinë me Evropën. Ndaj jam i bindur, se në 8 maj, duke votuar për “Aleancën për Qytetarin” prandaj duke votuar për Hamza Toron, në 8 maj dhe për LSI ju votoni për një projekt i cili vë të parin qytetarin, ju votoni për një projekt i cili merret seriozisht me problemet e komunitetit, me problemin e punësimit, ndaj është për tu përshëndetur vizioni i kandidatëve të aleancës për qytetarin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›