E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: Me Andrea Manon, Korça do njohë dimensione të reja zhvillimi

01-05-2011 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së, Ilir Meta mbështetje kandidatit të djathtë në Korçë, Andra Mano

Kryetari i LSI Ilir Meta ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Korçës,ku ka kërkuar angazhim të tyre ,për të bërë të mundur fitoren e kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Andrea Mano.
Ai u shpreh se alternativa e Manos është ajo që do të zhvillojë Korçën ,duke harmonizuar idetë dhe projektet moderne me traditën shekullore të këtij qyteti,përkundër alternativës së kandidatit të majtë,i cili në gjithë këto vite shkatërroi gjithçka me vlerë kishte ky qytet.
Kreu i LSI Meta ka komentuar edhe shqetësimet e ndërkombëtarëve në lidhje me zgjedhjet ,të pasqyruara në raportin e dytë të OSBE-ODHIR-it,duke bërë përgjegjëse PS dhe lidershipin e saj. Sipas Metës,shqetësimet e ndërkombëtarëve burojnë nga qëndrimet e lidershipit të PS, e cila është e vetmja forcë politike, që nuk firmosi marrëveshjen për klimën zgjedhore dhe është e vetmja parti, që nuk i ka bërë thirrje elektoratit për një proçes të qetë dhe normal.
Meta gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesve të PS në KQZ, që të mos marrin vendime të ndikuara politikisht, por të respektojnë ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›