Elbasan, plagoset me armë zjarri 25-vjeçari, policia në kërkim të autorit
Elbasan- Në Elbasan është plagosur me armë zjarri 25-vjeçari Aldo Hitaj. Ai është kthyer nga Tirana, ka zbritur nga furgoni dhe është nisur në drejtim të lagjes “Kongresi i Elbasanit” ku dhe banon. Pas 30 metrash është qëlluar në këmbë.
Aktualisht i plagosuri Aldo Hitaj ndodhet në spitalin e Elbasanit ku po merr shërbimin mjekësor.
Policia po heton ngjarjen, ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje që çuan në plagosjen e Aldo Hitaj.
(a.h/BalkanWeb)