E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, arrestohet shtetësja greke, iu gjet drogë në makinë

Kakavijë- Policia Kufitare arrestoi shtetasen greke Dhimitra Tulika, 49 vjeçe, pasi në automjetin e saj u gjet një sasi e konsiderueshme marijuane. Droga ishte fshehur në brendësi të derës së shoferit.

Policia e gjeti drogën në mjetin tip “Hyundai” me targa TKZ5848. 49-vjeçarja udhëtonte nga Saranda për në Larisa.

Dhimitra Tulika u shoqërua në rajonin e policisë së Gjirokastrës

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›