Rritet numri i femrave duhanpirese
Mbi 56% e meshkujve në moshën 23 vjeçare dhe mbi 23 % e femrave të po kësaj moshe janë konsumatorë të rregullt të duhanit. Këto të dhëna raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë, pas një studimi të bërë në vitet e treta të fakulteteve publike dhe private të shkencave mjekësore në vendin tonë, ku ka dalë ne konkluzionin se pesë vitet e fundit, numri i femrave duhanpirëse është rritur me 4%.
OBSH rendit ndër faktorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të duhanpirësve qëndrimin në ambjente ku pihet cigare dhe konkretisht 60% e të rinjve të anketuar janë të ekspozuar ndaj duhanit në ambjentet familjare dhe 84% e tyre në ambjente të mbyllura publike, gjë që sipas specialistëve tregon për dështimin e ligjit antiduhan.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësise ka vendosur riaktivizimin e task-forcës antiduhan në rang vendi, e cila këtë herë, sipas specialistëve do të vijë në një formë të re për të vënë në zbatim ligjin kundër duhanit në ambjentet publike.