Kapen 4 çanta me drogë pranë kufirit Gjirokastër-Greqi

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar nga policia pranë kufirit të gjelbër Gjirokastër-Greqi.
Lënda narkotike u sekuestrua në rrugën Vrisera-Llongo, e vendosur në 4 çante në një makinë të braktisur me targa greke.
Dyshohet se drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e tij.