E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet kosovari, u kap me lëndë narkotike

Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia shqiptare në pikën e kontrollit kufitar në Muriqan pasi është kapur me drogë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 20-vjeçari nga Fushë Kosova Granit Neziri pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me targa të Kosovës 01-918-CC që drejtohej dhe ishte në pronësi të shtetasit Kosovar A. A, ku i arrestuari udhëtonte si pasgjer u gjet një pakete cigare, brenda së cilës ishin vendosur cigare të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se paketa e cigareve të mbushura me lëndë narkotike, i përkiste shtetasit Granit Neziri.
Ndërkohë në lidhje me këtë rast u kryen veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale "Prodhim dhe shitje të narkotikeve".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›