E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, policia aksion në qendër të qytetit, qëllon në ajër

ELBASAN- Një aksion policor në ndjekje të disa personave në qendër të qytetit, ka ngjallur panik mes banorëve, pasi policia ka qëlluar edhe në ajër.

Gazetari i NEWS24, Fatmir Popja, i pranishëm në vendngjarje raportoi se janë dëgjuar të paktën 4 të shtëna armësh, ndërkohë që mjaft qytetarë kanë ndjekur me kuriozitet aksionin e forcave blu.

Nga ana e saj policia thotë se nuk ka pasur shkëmbim zjarri. Ende nuk ka detaje për operacionin si dhe nëse ka ndonjë të arrestuar.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›