E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, rinis numërimi sot në mëngjes, kandidati i PS disa vota para

Vonesa në disa nga qendrat e numërimit. Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë Gramsh, Peqin, Cerrik.

ELBASAN KZAZ-ja 12 ka mbyllur procesin e numërimit e do ta fillojë sot në orën 07.30 të mëngjesit, për arsye se komisionerët ndihen të lodhur. Kur janë numëruar 29 nga 96 kuti, rezultati është: Kandidati Aleancës për të Ardhmen, Qazim Sejdini, 7780 vota;

Kandidati Aleancës për Qytetarin, Durim Hushi, 5168, diferenca 2612 vota. Në KZAZ 13, Cërrik, kur janë numëruar 11 nga 17 kuti rezultati: PS 1364 vota, PD 1386 vota, LDSH 414 vota. Në KZAZ 14, bllokuar procesi për arsye të mos paraqitjes së një pjese të komisionerëve. Kishte përfunduar numërimi për komunën Bradashesh dhe do të fillonte komuna Shushicë. Por pas pushimit komisionerët nuk u paraqitën.

Ecuria

Në KZAZ-në nr 12, që i përket Bashkisë Elbasan, numërimi i votave filloi rreth orës 24.00 dhe vazhdoi normalisht gjatë natës dhe gjatë ditës me disa pauza të shkurtra. Avantazhi i kandidatit të Aleancës për të Ardhmen, Qazim Sejdini, ka qenë konstant dhe ka ardhur duke u thelluar. Kështu, kur kishin përfunduar 28 qendra votimi, Sejdini kryesonte me rreth 2600 vota ndaj Durim Hushit. I vetmi problem i konstatuar në këtë KZAZ ka qenë një kuti votimi, e cila i përkiste qendrës së votimit 2308 në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Fletët e votimit në këtë kuti përmbanin firmat e kryetarit dhe nënkryetarit, por nuk ishin të vulosura. Kutia u pezullua dhe do të vendoset më tej për mënyrën sesi do të veprohet për numërimin e votave.

Në KZAZ-në nr 13, që i përket Bashkisë Cërrik, Belësh dhe 8 komunave të kësaj pjese të Elbasanit, numërimi i votave ka nisur në orën 13.00. Nga numërimi i kutive të para vlen të përmendet rezultati surprizë i kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Servet Dusha, i cili ka udhëhequr krahasuar me kandidatin e PS-së, Arben Uruçi, dhe kandidatin e Lëvizjes për Drejtësi të Shqiptarëve, Florenc Doka.

Në këtë KZAZ është pezulluar numërimi i kutive të votimit që i përkasin fshatit Xibrakë të komunës Shalqës, pasi kanë qenë të dëmtuara. Sipas përfaqësuesit të KQZ-së për Qarkun Elbasan, Dhimitër Zografi, kutitë janë marrë në dorëzim nga KZAZ e më pas do të vendosë KQZ se çfarë do të bëhet me numërimin e votave.

Në KZAZ-në nr 14, që i përket 12 komunave përreth Elbasanit, numërimi i votave ka filluar në orët e paradites. Nga numërimi i kutive të votimit për komunën Bradashesh, kandidati i Aleancës për Qytetarin, Sabri Sallaku, ka fituar ndjeshëm me vota kundrejt kandidatit të Aleancës për të Ardhmen.

Në KZAZ-në nr. 15, që i përket qytetit të Gramshit dhe 9 komunave të kësaj nënprefekture, ka përfunduar numërimi i votave në 11 kutitë për Bashkinë e Gramshit. Rezultatet përfundimtare janë: Kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Dritan Bici, 3274 vota; kandidati i Aleancës për Qytetarin, Kastriot Zëre, grumbulloi 1926 vota dhe kandidati i Lëvizjes për Drejtësi të Shqiptarëve, Astrit Kosturi, grumbulloi 184 vota.

Në KZAZ nr 16, që i përket qytetit Peqin, përfundoi numërimi i kutive për Bashkinë Peqin. Kandidati i Aleancës për Qytetarin, Ilir Rrushi, fitoi 2760 vota kundrejt 905 që fitoi kandidati i PS. Vazhdon numërimi për 5 komunat e kësaj nënprefekture

Në KZAZ-në 17, që i përket bashkive Librazhd, Përrenjas dhe 9 komunave të kësaj nënprefekture, vazhdon numërimi dhe sipas të dhënave të para e majta është fituese në 2 komunat ku ka përfunduar votimi. Në komunën Librazhd Qendër kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Enver Shkurti, grumbulloi 2300 vota, kandidati i PD-së 2000 vota.

Edhe komuna Qukës u fitua me 190 vota nga kandidati socialist. F.S.

QARKU ELBASAN

Bashkia Elbasan

PD-LSI Durim Hushi 5168

PS Qazim Sejdini 7780 vota

27 nga 96

Bashkia Belsh

PD Besian Tafani

PS Arif Tafani

Bashkia Cërrik

PD Servet Duzha 2328

PS Arben Ruçi 1928

17 nga 17

Bashkia Gramsh

PD Kastriot Zera 1926 vota

PS Dritan Bici 3274 vota

11 mbi 11

Bashkia Peqin

PD Ilir Rrushi 2607 vota

PS Neim Teqja 904 vota

9 mbi 9

Bashkia Librazhd

PD- aleatët

PS Enver Koçi

Bashkia Prrenjas

PD Bajazit Karriqi

PS Artur Topi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›