E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas dasmës zihen me armë, një i plagosur

Ngjarja ndodhi në rajonin e Korçës, kur dy persona të dehur janë zënë midis tyre në fshatin Floq.

Në konflikt janë përfshirë shtetasit Daniel Kodra 23-vjeç dhe Mehmet Arifi 20-vjeç. Pas sherrit kanë ndërhyrë edhe persona të tjere, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Armando Hasankolli, 20-vjeç, i cili është qëlluar gabimisht me armë zjarri.

I lënduari ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›