E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati strehimi i dy mijë familjeve me kredi pa interes

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Entit të Banesave, Ilir Proko, deri më tani janë dërguar rreth 726 familje pranë bankës private, Banka Kombëtare Tregtare për të përfituar nga kredia.

Pjesa më e madhe e këtyre qytetarëve ndodhen nga Tirana, Durrësi, Vlora, Korça dhe Shkodra. “Mendojmë se aplikimet do të vijnë duke u rritur dhe brenda këtij viti do të dërgojmë pranë bankës listën me mbi 1300 familje”, ka deklaruar Proko.

Për të përfituar nga kjo kredi afatgjatë dhe pa interes, familjet e pa streha duhet të sigurojnë një vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive, sipas të cilit familjet nuk kanë në pronësi asnjë apartament.

Një dokument tjetër është edhe vendimi i Këshillit Bashkiak të qytetit ku ndodhet familja, ku jepet statusi i të pa strehë si dhe një certifikatë familjare të datës 31 dhjetor 1991. Pas kësaj, Enti i Banesave do të bëjë përzgjedhjen e familjeve që do të përfitojnë nga kredia e dhënë nga shteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›