Lirohet kosovari, u kap me 7000 USD false, ligji parashikon burg
13/04/2011 Skandali i radhës në drejtësi. “Detyrim paraqitje” në Tiranë Bisakut të Kosovës
Mariglen Mullai
TIRANË- Në kulmet e debateve për ta reformuar drejtësinë, pa u shuar jehona e zhdukjes së trafikantit turk të drogës, shfaqet një tjetër gafë që e zhyt më thellë humnerës së dyshimeve figurën e gjyqtarit, pasi pardje u la i lirë një shtetas kosovar që ishte kapur me 7 mijë dollarë të falsifikuar, teksa Kodi Penal përcakton qartë vetëm burg. Ende nuk dihet se ç’motive e shtynë trupin gjykues që të jepnin masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtetasin Luzi Bisaku, lindur e banues në Kosovë. Ai u arrestua nga Antikrimi Ekonomik në policinë e Tiranës, në datën 8 prill të këtij viti, pasi iu gjetën jo pak, por 7000 dollarë false, ç’ka përbën një vepër penale që neni 183 i Kodit Penal e dënon me burg deri në 5 vjet. Më saktësisht, ky nen nuk parashikon gjobën si masë fillestare dhe as masa të tjera lehtësuese siç është “detyrim paraqitje”, pra vetëm detyrimin e të akuzuarit për t’u paraqitur sa herë kërkohet. Madje, nëse i akuzuari e përsërit falsifikimin, rrezikon deri në 15 vjet burg. Krerët e gjyqësorit kanë rikujtuar herë pas here se abuzohet rëndë me këtë lloj mase. Ende nuk dihet motivacioni i kësaj mase, por procedura ka treguar se janë kryesisht motivet shëndetësore, pra argumentime të tipit “ai ka frikë errësirën në burg dhe vetvetiu i lind dëshira për të vrarë veten…”
Neni 183 i Kodit Penal
Falsifikimi i monedhave
Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Precendeti i pak ditëve më parë që tronditi skenën e gjyqësorit shqiptar
Rreziku jetësor i qëndrimit në qeli i dha
“krahë” trafikantit turk të 1 toni drogë
Fiks në të njëjtën datë, kur kosovari u kap me 7000 dollarë të falsifikuar, para më 8 prill të këtij viti, pas lirimit nga qelia dhe arratisjes së bujshme, Prokuroria e Tiranës kërkon të rikthejë sërish në qeli super të kërkuarin turk Abdul Selam Turgut. Pak ditë më parë gjykata e Tiranës ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “arrest në burg”. Pak kohë më parë Gjykata e Apelit vendosi të lërë të lirë shtetasin turk Abdul Selam Turgut, duke caktuar ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, teksa ai ishte arrestuar në fshehtësi të plotë, pasi kërkohej nga disa shtete për trafikimin e një sasie prej një ton drogë. Mirëpo nga verifikimet e kryera turku, nuk ka qëndruar asnjë ditë në adresën e paraqitur gjykatës, “në katin e 8 të një pallati tek kthesa e Kamzës”, duke mundur të largohet pa lënë gjurmë. Ndërkohë që prej dy javësh policia është vënë në ndjekje të tij, por që aktualisht asnjë informacion nuk ka mbi vendndodhjen apo drejtimin e largimit të super të kërkuarit të drejtësisë gjermane. Turgut akuzohet se është autor i trafikimit të tonelatave të mëdha të drogës dhe opiumit nga Turqia në drejtim të Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës. Një ndër faktorët, që sipas gjykatës ka ndikuar në lirimin e Abdulselam Turgut ka qenë dhe rreziku jetësor i qëndrimit të tij në qeli.
Autorizimet e KLD-së për procedim penal apo “vërejtje me paralajmërim”
“Përpjekjet përpëlitëse” për ndëshkimin
e gjyqtarëve që janë akuzuar për korrupsion
Vitet e fundit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë u është “përveshur” seriozisht gjyqtarëve, ku janë kryer inspektime në të gjitha gjykatat, si dhe kaluan në duart e saj të gjitha dosjet gjyqësore që njihen për veprat penale me rrezikshmëri të lartë. E kështu, ditët e sotme nuk i numërojnë më me gishtat e njërës dorë rastet e gjyqtarëve të implikuar në afera të ndryshme. Çështjet gjyqësore penale gjatë viteve 2007-2008 të sjella në gjykatat e rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kaluan në sitë e prej andej KLD-ja miratoi autorizimin për fillimin e procedimit penal ndaj një gjyqtari të Elbasanit, i akuzuar se i ka marrë 3 milionë lekë një qytetari. Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë u vendosën dy masa disiplinore “vërejtje me paralajmërim” ndaj një gjyqtari të Sarandës dhe Tiranës. Në kryeqytet, vitin e kaluar u përfol një tjetër gjyqtar për skandalin e arrestimit të një avokati. Nëntorin e vitit të kaluar në pazaret turpshme të gjykatës së Krujës duket se përveç kancelares, avokatit dhe sekserëve të kapur, një gjyqtar në Krujë ishte objektivi madhor, por imuniteti ishte pengesa kryesore. Gjithashtu gjykatat janë akuzuar nga vetë Prokuroria, pasi pretendojnë se zyrtarë e mjekë me prova e filmime mitmarrjeje gjejnë pafajësi e rikthehen në detyrë.
Kritikat për influenca të politikës dhe shkallës së lartë të korrupsionit
Evropa e Amerika: Gjyqtarët tuaj të korruptuar,
nuk justifikojnë dot makinat e pasuritë me fatura
Pak ditë më parë Departamenti Amerikan për të Drejtat e Njeriut lëshoi akuza të forta, ku thuhej se ka korrupsion në gjyqësorin shqiptar dhe se ekzistojnë influenca të politikës. Por akoma më e rëndë situata u paraqit në fundin e vitit 2009, kur gazeta “Metropol”, në botim ekskluziv paraqiti fakte të rënda të raportit të Euralius (ekspertëve të Misionit Evropian të Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë). Studimi i rendit gjykatësit shqiptar si tepër të korruptuar dhe që nuk deklarojnë pasuritë e tyre. Në raport ata renditen me vendet si Rumania, Ukraina e të tjera, ndërkohë që nuk mundin t’ia kalojnë fqinjëve tanë maqedonas, Malit të Zi apo Serbisë. Për përcaktimin e transparencës së gjyqtarëve janë marrë të dhënat nga 38 shtetet e Evropës. Si pasojë e pagës së ulët edhe niveli i përcaktimit të korrupsionit është tepër i lartë. Gjyqtarët shqiptarë nuk janë transparentë dhe këtë e tregojnë më së mirë specialistët e verifikimit të pasurisë. Ata kanë paraqitur të dhëna se gjyqtarët deklarojnë vetëm, banesat ku jetojnë, një makinë si dhe pagën mujore që marrin nga ushtrimi i detyrës. Mirëpo kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi nga verifikimet është arritur të provohet se shumicën e të ardhurave dhe pasurisë së tyre, ata nuk kanë mundur ta provojnë me fatura përkatëse.
Deklarata e përbashkët mes Spahiut dhe Llallës
ILDKP dhe KLD, hetim udhëtimeve të
gjyqtarëve jashtë shtetit, kontroll 60 pasuri
Në fund të vitit të kaluar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kaloi në sitë pasuritë e 60 gjyqtarëve, teksa nënshkroi edhe një deklaratë të përbashkët me KLD-në për të hetuar udhëtimet e gjyqtarëve jashtë shtetit. Konstatimi nga ILDKP-ja i problemeve në kontrollin paraprak të tyre, si dhe denoncimet e qytetarëve kanë qenë dy arsyet kryesore të nisjes së kontrollit për togat e zeza. Sipas burimeve, ILDKP ka dyshime mbi fshehjen e pasurisë së gjyqtarëve në emër të personave të tjerë dhe për këtë arsye pasuritë e tyre po kontrollohen në mënyrë të imtë për përputhshmërinë e deklaratave me ligjin për konfliktin e interesit. Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, nuk ka përjashtuar mundësinë e denoncimit dhe evidentimin e rasteve të fshehjes nga gjyqtarët të pasurisë së tyre jashtë Shqipërisë. Marrëveshja mes KLD-së dhe ILDKP-së mori shkas nga informacionet e ardhura nga burime të ndryshme për pasuritë e fshehura të gjyqtarëve në mënyra të ndryshme. Të dyja këto institucione kanë në dispozicion një bazë të rëndësishme të dhënash të dyshimta mbi pasuritë e gjyqtarëve, të mbërritura kryesisht nga qytetarë në telefonin pa pagesë të Inspektoratit të Lartë, në adresën elektronike, në medie ose edhe nëpërmjet formave të tjera të komunikimit, të cilat shërbejnë si pikënisje për aktivitetin e grupit të përbashkët të punës.
Paga e kënaqshme për gjyqtarët, sipas raportit të Euralius:
1638 euro në muaj
Gjykatat ku KLD-ja ka kryer inspektime:
Tiranë
Durrës
Shkodër
Vlorë
Elbasan
Numri i përafërt i gjyqtarëve të përfolur për korrupsion:
7 (shtatë)
Vendet me të cilat gjykatat tona krahasohen për korrupsion:
Rumania
Ukraina
Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Numri i gjyqtarëve që u është kontrolluar pasuria:
60
Bamir Topi
Më 17 shkurt të këtij viti Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i kërkoi Shoqatës së Gjyqtarëve dhe KLD-së të marrin nisma ligjore, duke u shprehur se “Gjyqtarët duhet të dorëzojnë imunitetit e tyre dhe kjo çështje të mos mbetet vetëm në aspektin e deklaratave publike, por të merren nisma konkrete”. Sipas Presidentit Topi, imuniteti i togave të zeza del i pavlefshëm në një shoqëri të hapur dhe qytetare. “Fjalët dhe deklaratat e tepërta për imunitetin të lihen mënjanë, pasi ka ardhur koha që fjalët të kthehen në ligj. Projekti të hartohet nga anëtarët e KLD-së në bashkëpunim me shoqatën e gjyqtarëve dhe më pas t’i dërgohet Kuvendit për miratim”,-u shpreh Presidenti Bamir Topi.
Bujar Nishani
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, më 21 janar të këtij viti propozoi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë disa ndryshime për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve, por që hasi në kundërshtimin e tyre. Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se Bujar Nishani kërkoi që në pamundësi të ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për kufizimin e imunitetit, KLD-ja t’u kërkonte gjyqtarëve të Shqipërisë, që pas iniciativës së deputetëve dhe ministrave për të depozituar një deklaratë pasurie, ku heqin dorë nga imuniteti për çështje të korrupsionit, një gjë të tillë ta bënin edhe gjyqtarët.
Ina Rama
Kryeprokurorja Ina Rama vë alarmin për sofistikimin e krimit ekonomik dhe të korrupsionit. Herë pas here, ajo është shprehur se gjyqtarët nuk mund të hetohen për korrupsion, pasi ata janë të mbrojtur nga imuniteti i tyre. Por vitin e kaluar, gjatë një takimi me përfaqësuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Malit të Zi ajo u shpreh se “Krimi është sofistikuar në ditët e sotme, veçanërisht ai ekonomik, por dhe korrupsioni; atë nuk e gjejmë më në format e tij klasike. Ky lloj kriminaliteti shfaqet sot agresiv, i rafinuar, i mirëorganizuar, i aftë të zhvillohet në dukje nën petkun e një aktiviteti të ligjshëm”.