E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, vlerësime të reja për pensionin fillestar

TIRANE- Kanë ndryshuar koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve, sipas viteve. Qeveria ka miratuar dje vendimin përkatës, praktikë, e cila kryhet tashmë çdo vit në këtë periudhë dhe që synon përafrimin e pagave të viteve të shkuara me nivelin aktual të jetesës, duke marrë për bazë inflacionin.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, janë vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1 janari i këtij viti dhe do të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave do të hyjë në fuqi pas botimit të tij në “Fletoren zyrtare”, por i shtrin efektet financiare nga 1.1.2011.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›