NATO fillon dislokimin e forcave shtese ne Kosove

Aleanca e NATO-s ka filluar dislokimin e forcave shtese ne Kosove ku serbet vazhdojne bllokimin e rrugeve ne pikat e kalimit kufitar me Serbine ne hakmarrje per ndalimin e importeve nga Serbia.
Avioni i pare me trupat e reja u ul dje ne aeroportin e Prishtines. Komandanti i forcave te NATO-s ne Kosove Erhard Buehler kerkoi 700 trupa shtese per te ndihmuar ne vendosjen e rendit ne Kosove.
Tensionet ne rajon jane duke rene 10 dite pas trazirave qe u shkaktuan nga nje perpjekje e forcave te sigurimit te Kosoves per te marre nen kontroll dy pika kufitare me Serbine per te vene ne zbatim embargon. Trupat nderkombetare nderhyne kur serbet i vune zjarrin nje poste kufitare dhe nje polic shqiptar u vra ne perleshje.
Po ashtu dje trupat e NATO-s ruanin piken kufitare ku lejohej kalimi i kamioneve serbe me ndihma mjekesore per banoret e veriut te Kosoves.
Nderkohe Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci kritikoi Beogradin per mbeshtetjen ndaj serbeve te Kosoves qe refuzojne te njohin qeverine ne Prishtine. Zoti Thaci tha se qeveria e tij nuk do te heqe dore nga perpjekjet per te vendosur kontrollin ne veriun e Kosoves ku serbet perbejne shumicen.