Ambasadori Dell SHBA mbeshtesin teresine tokesore te Kosoves
Ambasadori amerikan ne Prishtine Kristopher Dell tha sot se dhuna eshte e pa tolerueshme dhe beri thirrje per shtendosjen e situates ne veriun e Kosoves.
Gjate nje vizite ne komunen e Gracanices nje komune me shumice serbe ne afersi te Prishtines ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin teresine tokesore te Kosoves dhe pavaresine e saj ndersa hodhi poshte pohimet e presidentit serb Boris Tadic sipas te cilit ambasadori Dell qendron pas vendimit te qeverise se Kosoves per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare me Serbine ne veriun e banuar me shumice serbe.
Ai tha se autoritetet ne Beograd mund te kene arsyet e tyre per vleresime te tilla.
Ma merr mendja se eshte me e lehte per ta qe te besojne n e rrefimin e vjeter per fuqite e medha se sa te kuptojne se autoritetet ne Kosove kane kapacitet dhe vullnet per te marre vendimet e tyre. Do te jete keqkuptim i rende te besohet se vendimet nuk jane marre nga autoritetet vendase tha ambasadori Dell duke nenvizuar se Serbia dhe Kosova duhet te mesojne te jetojne si fqinje te mire qe e respektojne njeri tjetrin dhe respektojne vendimet e njeri tjetrit dhe te gjejne rruge per te punuar se bashku.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeten te perkushtuara ndaj Kosoves.
Ne e mbeshtesim teresine tokesore te Kosoves e mbeshtesim zgjerimin e sovranitetit te Kosoves funksionimin e qeverise se Kosoves gjithandej territorit te nje sistemi doganor dhe nje sistemi te sundimit te ligjit ne tere Kosoven tha ambasadori Dell duke nenvizuar se ata qe kane kundershtime te veprojne ne ate menyre qe nuk nxisin tensionet por lejojne te gjithe qytetaret e Kosoves pavaresisht perkatesise etnike te gezojne te drejtat e njejta dhe sherbimet e njejta te qeverise.
Zgjidhja eshte qe te mos kete bllokada ne rruge por qe ato te hiqen dhe te rivendoset liria e levizjes ne pajtim me Rezoluten 1244 te Kombeve te Bashkuara tha ambasadori Dell duke nenvizuar se dhuna nuk eshte e pranueshme dhe ajo nuk mund te zgjidhe asnje problem.
Ajo qe nevojitet tani tha ai eshte qe njerezit te qendrojne te qeten te ulen tensionet dhe tu mundesohet institucioneve qe te gjejne nje zgjidhje te qendrueshme qe do te lejojne rikthimin tek bisedimet dhe gjetjen e zgjidhjeve per levizjen e lire te mallrave ne te dyja anet e kufijve.
Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan me 25 korrik nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri.
Perfaqesuesit e Beogradit kerkojne kthimin ne gjendjen e meparshme nje kerkese kjo qe eshte kundershtuar nga Prishtina zyrtare.
Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta ndersa bene thirrje per rifillimin e bisedimeve ndermjet te Kosoves dhe Serbise te cilat qene shtyre per ne muajin shtator.
Autoritetet e NATO-s thone se tensionet ne veri te Kosoves jane duke u zbutur pas trazirave qe mberthyen ate pjese qe nga fillimi i javes se kaluar. Gjendja ne ate zone eshte diskutuar edhe ne seline e NATO-s nje dite pas njoftimeve se trupa shtese do tu bashkohen forcave te KFOR-it ne veri te Kosoves. Rreth 700 trupa shtese 550 prej te cileve nga Gjermania ndersa 150 ushtare te tjere nga Austria pritet te vendosen ne Kosove nga sonte e ne ditet ne vijim thane zyrtare te KFOR-it.
Ata e vleresuan relativisht te qete gjendjen ne veri duke shfaqur shpresen se bisedimet do te ndihmojne uljen e tensioneve.