E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet pengesë për ndërtimin e urave në aksin Morin-Kukës

“Punimet për ndërtimin e këtyre urave nuk kanë rinisur, pasi ndërtimi i tyre do t’i lihet firmës që do të fitojë tenderin për mirëmbajtjen e autostradës", pohojnë burime zyrtare të këshillit të qarkut të Kukësit.

Mungesa e trafikndarëseve në këtë segment të autostradës është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve që nuk janë të paktë në këtë segment, çka e bën të domosdoshëm ndërtimin edhe të dy korsive të tjera. Për ndërtimin e këtyre urave ishte angazhuar firma sllovene “sct Ljubljana”, që në vitin 2009, por ato janë zvarritur për mungesë fondesh. Për përfundimin e të gjitha punimeve fondi i nevojshëm arrinte në 1006621577 lekë.

Deri tani punimet në urën e Morinit e të Gjegjanit kanë ecur me ritme më të shpejta dhe janë pranë përfundimit, ndërsa në urat e tjera punimet sapo kanë nisur. Kështu ndodh në urën pranë fshatit Breglumë, apo në urën më të madhe pranë ish- uzinës së bakrit.

Kjo është ura më e gjatë në këtë segment, 350 metra e gjatë dhe 80 metra lartësi, gjë që kërkon një volum të madh pune. Afati i ndryshuar i përfundimit të punimeve ishte parashikuar të ishte fundi i vitit 2012, por edhe ky afat në kushtet kur ende punimet nuk kanë nisur, do të shtyhet. /Start/

                                                                                             2012-04-22 11:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›