E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifë për gjimnazistët në Lezhë? Asnjë motiv për pagesën

Skandali qe ka perfshire arsimin ne Lezhe, ku nxenesit qe regjistrohen ne klasat e 10-ta jane te detyruar te paguajne nje tarife te percaktuar nga bordi drejtues i shkollave ne te gjithe rrethin e Lezhes, nuk eshte ne konceptin e Drejtorise se Arsimit ne Lezhe, por e lejon ate pa marre asnje informacion.
 

Drejtuesit e gjimnazit te Lezhes kane bere te ditur se është informuar Drejtoria e Arsimit per nje pagese te tille, por ende ky institucion nuk pranon se e ka legjetimuar kete tarife edhe ne heshtje. Drejtori i arsimit, Kastriot Kodheli, ka deklaruar qe drejtorite e shkollave nuk duhet te nxitohen me keto vendime, nderkohe qe ka harruar se kjo taksë eshte paguar ne 90 % te saj, fakt te cilin e konfirmon drejtori i gjimnazit te Lezhes Ardian Laçi.
 

Skandali i pagesave thellohet edhe me tej ku nxenesit ne gjimnazin e Balldrenit, per marrjen e deftesave ne fund te vitit kane paguar drejtorin e shkolles, Zef Nika, pa asnje fature me nje shume te percaktuar nga ky i fundit, fakt qe pranohet edhe nga vete drejtori i arsimit ne Lezhe, Kastriot Kodheli.
 

Udhezimi, te cilit i jane referuar shkollat per vendosjen e taksave ka te beje me donacionet dhe kontributet vullnetare te prinderve, por ne asnje rast ajo nuk eshte e detyrueshme, kjo menyre veprimi tregon dhe njehere korrupsionin ne te cilin eshte perfshire sistemi arsimor ne gjithe rrethin e Lezhes.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›