Ushqimet, Bashkia inspekton tregjet në Tiranë
TIRANË - Nga një kontroll i kryer sot në hyrjen e tregut ushqimor, që dikur quhej “Uzina Dinamo” e disa tregje te tjera ne kryeqytet nga punonjësit e Sektorit të Kontrollit Veterinar Zooteknik të Bashkisë së Tiranës, rezultoi se shumë nga tregtarët nuk siguronin kushte të mira për tregtimin e mallrave.
Në këtë treg me një sipërfaqe prej rreth 1 ha, ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 60 shitës dhe biznese që tregtojnë produkte bujqësore dhe me bazë blegtorale, mjaft të ndjeshme nga kontaminimi biologjik, fizik dhe kimik. Për këtë arsye tregtarët duhet të kenë kushtet e përshtatshme për shitjen e produkteve të tyre, duke i tregtuar ato në mjedise në temperaturë të freskët, larg pluhurit, rrezeve të diellit, etj.
Nisur nga kjo situatë, inspektorët e Sektorit të Kontrollit Veterinar Zooteknik në Bashkinë e Tiranës, i kërkuan tregtuesve respektimin e kushteve higjieno-sanitare.
Inspektorët e Bashkisë lëshuan disa akt-kontrolle, morën mostra ushqimore për analizë dhe ndërgjegjësuan tregtarët dhe qytetarët lidhur me masat që duhen marrë, për të shmangur infeksionet apo helmimet me prejardhje ushqimore, tha Ermiona Hajdini, drejtuesja e Sektorit të Kontrollit Veterinar Zooteknik.
Sipas saj, kontrolli dhe mbikëqyrja u krye edhe në tregun e “Pazarit të Ri” dhe në atë të prodhimeve të mishit, pranë sheshit “Avni Rustemi”. Inspektorët kërkuan nga tregtarët respektimin e kushteve higjieno-sanitare të ushqimeve, kryesisht atyre me bazë shtazore, si qumështi, mishi dhe peshku dhe kërkuan plotësimin e standardeve të zinxhirit ftohës të produkteve.
Gjithashtu, inspektorët e Bashkisë shpërndanë edhe fletë-palosje për qytetarët, me informacion për gjërat më të rëndësishme që duhet të kenë parasysh gjatë blerjes dhe konsumit të ushqimit në temperaturat e larta.
Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria ushqimore janë objektiva prioritar për Bashkinë e Tiranës, e cila po punon për ngritjen e Agjencisë së posaçme për Mbrojtjen e Konsumatorit. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka premtuar uljen e çmimeve dhe mbrojtje të interesave të konsumatorëve. Me krijimin e Agjencisë Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit do të forcohet inspektimi dhe raportimi i çdokujt që spekulon me çmimet në Tiranë. Bashkia do të punojë për përmirësimin e infrastrukturës, për të ulur koston e transportit që lidhet me mallrat dhe shërbimet në mënyrë që këto kursime t’i kalojnë konsumatorit.
Një ekip i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë së Sigurisë Ushqimore në MBUMK, AUK (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), Inspektoratit të Sigurisë në Drejtorinë e Tiranës, të Higjienës nga Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati i Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake po ushtrojnë kontrolle në tregun ushqimor.
Ky grup kontrolli ka konstatuar se në shumicën e tregjeve është përmirësuar puna për eliminimin e mbetjeve ditore teknologjike dhe po ashtu është përmirësuar lëvizja e produkteve në treg me dokumentacion veterinar shoqërues. Por janë konstatuar edhe shumë probleme që duhen të përmirësohen. Inspektorët kërkuan të merren masa për përmirësimin higjieno-sanitar, dyqanet duhen kompletuar me depozita uji 1000 litra, të përmirësohet infrastruktura e jashtme e tregut, territori, kanalizimet, të forcohen masat për përsosjen e kushteve higjieno-sanitare të tregtimit, të eliminohet tregtimi i produkteve shtazore në ambiente të jashtme, një problem që duhet normalizuar nga të gjitha subjektet që operojnë në treg.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Cilësia e ushqimeve, AKU: Asgjesohen 25 ton