E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shembet shtëpia e kulturës, trashëgimtarët kundër vlerësimit

>Shembet shtëpia e kulturës së Elbasanit, e cila do tia lirojë vendin zgjerimit të bulevardit të këtij qyteti. Ndërkohë, bashkia nuk ka anashkaluar të drejtën e vlerësimit me vlerën e tregut për të gjithë trashëgimtarët e aksionerëve të saj. Vlerësimi i godinës është bërë nga një ekip specialistësh përkundrejt vlerës 300 milion lekë dhe është e drejta e aksionerëve të ndajnë shumën, ka pohuar Qazim Sejdini, kryetar i bashkisë së qytetit të Elbasanit. Sipas tij, ligjërisht njihen 96 aksionerë, të cilët pritet që të përfitojnë nga fondi i bashkisë për këtë qëllim. Ndërkohë, përfaqësia prej 12 anëtarësh e trashëgimtarëve të shoqërisë, SAIDE ka realizuar një takim me kreun e bashkisë, të pakënaqur nga vlerësimi. Sipas tyre, shuma prej 3 milion lekësh që përfiton secili, është shumë pak dhe kanë kërkuar që vlera të rritet me 40 %. Ne nuk mund të bëjmë asnjë ndryshim, pasi komisioni i vlerësimit të shpronësimit ka bërë llogaritje ekzakte dhe për këtë ka marrë vendim edhe këshilli bashkiak dhe godina do të prishet përkundër pakënaqësive të aksionerëve, ka pohuar Sejdini. Dje, shtëpia e kulturës ka nisur të shembet duke lënë pas historinë 80- vjeçare të saj, nga fabrikë e përpunimit të duhanit gjer në vitet 50 e më pas qendra kryesore e kulturës së rrethit të Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›