Penda e Artë Vlerësimi i protagonistëve të letërsisë shqipe

>Shefi i sektorit të Letrave në Ministrinë e Kulturës Ermir Nika tregon për konkursin. Ndryshon kryetari i jurisë dhe do të shpallen nëntë fitues
Konkursi i çmimeve letrare Penda e Artë këtë vit do të shpallë nëntë fitues. Ky konkurs, i cili ka më shumë se një dekadë që zhvillohet në vendin tonë do të shpallë fituesit me emra të korifenjve të letërsisë shqipe. Nga Ministria e Kulturës mësohet se këtë vit kryetar jurie do të jetë prof. Mark Marku, i cili është në këtë pozicion pas dorëheqjes së prof. Aurel Plasarit. Vetëm një ditë para ndarjes së çmimeve letrare të konkursit Penda e Artë organizuar nga Ministria e Kulturës, shefi i sektorit të letrave Ermir Nika në një prononcim dhënë për gazetën tregon për këtë vendim të prof. Plasarit, duke u shprehur se arsyet pse ka dhënë dorëheqjen mbeten çështje të tij. Ai tregon se pavarësisht kësaj, puna e jurisë deri tani ka vijuar rregullisht. Vjet prof. Aurel Plasari ishte kryetar jurie, meqë juria e vjetshme nuk pati kontestime u rikonfirmua dhe një herë. Prof. Aurel Plasari në një moment ka paraqitur dorëheqje dhe është zëvendësuar me prof. Mark Markun. Ai ka përvojë, pasi ka qenë kryetar jurie para dy vitesh, ku janë dhënë dhe janë vlerësuar shumë nga personat e artit, tregon ai. Juria e cila ka punuar prej muajsh i ka lëvruar të gjitha gjinitë letrare, ku prej tyre do të dalë dhe fituesi. Juria prej disa muajsh po vijon punën e saj dhe përbëhet nga pesë anëtarë. I ka lëvruar të gjitha gjinitë, çfarë është botuar në vitin 2008 në të gjitha zhanret në fushën e letërsisë. Janë konsultuar, kanë parë, dhe tashmë janë në debatet e fundit dhe të shtunën në orën 10 do të shpallen dhe fituesit, u shpreh Nika, duke shtuar se: Juria ka punuar krejtësisht e pavarur dhe ne presim dhe rezultatin e plotë të saj, i cili shumë shpejt do ti paraqitet dhe ministrit në momentin që do të nënshkruhet për veprat fituese. Duke e cilësuar si një prej konkurseve më të rëndësishme që zhvillohen për letrat shqipe, ai tregon se këtë vit do të ketë më shumë çmime. Nga përvoja e deritanishme, them se edhe këtë vit ne do të kemi trofe, pasi edhe janë shtuar çmimet në fushën e letërsisë. Për prozën ka çmim, romani i veçantë, të rinjtë do të kenë çmim special, do të kemi dhe çmim për përkthimin shqiptar, përkthimin nga gjuha e huaj në shqip, çmimin për studimin. Pra do të jetë në vëmendje të plotë në të gjitha zhanret ku letërsia shqipe zhvillohet, theksoi shefi i sektorit te letrave në Ministrinë e Kulturës. Ky konkurs ka një traditë shumë të gjatë, gati 15 vjeçare, por gjithmonë ka pasur ndryshime. Në fillim ka qenë romani më i mirë i vitit, libri më poezi më i mirë i vitit. Pas një periudhë të gjatë rreth 10 vjeçare u bënë Pendat e Arta dhe të Argjenda për çmimet e letërsisë, të cilat dhe janë pagëzuar me emrat e korifenjve të letërsisë shqipe. Vjet janë shtuar çmimet, por dhe janë pagëzuar me emrat e njerëzve të letrave shqipe. Ishte çmimi për romanin Petro Marko, çmimi për mendimin Gjergj Fishta, çmimi për kritikën dhe studimin Faik Konica, çmimi për përkthimin nga gjuha e huaj Fan Noli, çmimi për përkthimin nga shqipja në gjuhë të huaj Isuf Vrioni, çmimi për të rinjtë Migjeni, çmimi për letërsinë e fëmijëve At Don Kurti, çmimi për prozën e shkurtër Mitrush Kuteli, dhe çmimi për poezinë Lasgush Poradeci. Juria e cila përbëhet nga Mark Marku kryetar, si dhe me anëtarë Parid Teferiçi, Zija Çela, Agron Gjekmarkaj, Mirela Kumbaro në orën dhjetë të ditës së nesërme do të shpallë dhe fituesit. Konkursi i çmimeve letrare Penda e Artëcilësohet si një projekt i rëndësishëm nga shefi i sektorit të letrave Ermir Nika,i cili ndër të tjera tha se: Ky projekt është shumë i domosdoshëm për vlerësimin e kualiteteve më të mira. Mendoj që është një përkujdesje e ministrisë ndaj kulturës së shkruar. Çdo edicion ka vlerësime, por ka dhe kontestime, pasi pjesa më e madhe janë ato që janë që nuk mund të marrin trofetë. Ky konkurs ka evidentuar ata persona që janë protagonistë në vlerësimet e letërsisë shqipe. Ndër emrat fitues të konkursit të vitit të kaluar përmendim Romeo Çollakun për çmimin e përkthimit, për studimin Dhurata Sheri, për tregimin Mehmet Kraja, për poezinë Luljeta Danaj etj. Qysh nga korriku i vitit të kaluar juria është mbledhur pothuaj çdo muaj, duke u marrë me të dhënat e botimeve si dhe prurjet në Bibliotekën Kombëtare.