Oret shtese protestat e PS tejkaluan buxhetin e policise
Komisioni i Vleresimit te Fondeve ne Policine e Shtetit eshte duke llogaritur ditet e fundit oret shtese te punes se kryer nga efektivat e policise gjate aktiviteteve te pa planifikuara ne buxhetin e vitit 2010 sic ishin protestat disajavore te Partise Socialiste dhe me pas greva e urise. Buxheti i ketij viti per Policine e Shtetit ishte 12.8 miliarde leke por keto para nuk kane mjaftuar per te mbuluar te gjitha pagesat e planifikuara dhe per te likuiduar edhe oret e sherbimit shtese per efektivat e drejtorive te qarqeve dhe forcat speciale. Ne fillim te vitit llogarite ishin te sakta dhe buxheti i Policise se Shtetit ishte programuar qe te mjaftonte per pagat mujore. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise shprehen se jo gjithcka gjate ketij viti ka shkuar sipas parashikimeve. Aktivitete te paplanifikuara protesta te tejzgjatura te opozites apo tubime te paparalajmeruara por edhe fatkeqesi natyrore etj. qe kane kerkuar angazhimin e forcave te policise bene qe oret shtese te parashikuara ne buxhetin e Policise se Shtetit te tejkalonin normen e parashikuar. Ne perllogaritjet e kryera per fondin e levruar parashikohej qe cdo punonjes policie mesatarisht mund te kryente 380 ore pune jashte orarit zyrtar e barabarte kjo me kater paga mujore. Kjo shume ishte e perballueshme nga buxheti i policise. Kjo norme u tejkalua duke u bere shkak per vonesa ne dhenien e pages per oret shtese edhe pse po perfundon muaji i 11-te i vitit. Shumica e punonjesve te policise ende nuk kane i marre parate e oreve shtese qe u takojne me ligj. Burime nga policia thane se deri tani jane likuiduar oret shtese te 3 muajve te pare te vitit per oficeret e forcave speciale dhe pritet qe pjesa tjeter e parave tu shperndahet 100 per qind deri ne fund te vitit. Efektivat e Tiranes kane marre parate e oreve shtese per muajin qershor dhe korrik ndersa pjesa tjeter po llogaritet nga nje komision vleresimi. Komisioni do te percaktoje fondin e nevojshem per cdo punonjes te Policise se Shtetit. Nese shuma nuk do te perballohet nga buxheti i policise atehere pritet te kerkohet shtese fondi nga qeveria.
Etleva Delia