E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga burri kerkon mbrojtje ne gjykate

TIRANE - Frika e nje hakmarrjeje te dhunshme nga i shoqi pas kerkeses per divorc prej tij ka cuar ne dyert e gjykates nje 32- vjecare ne Tirane. V.M. banuese ne zonen e Bathores ne kryeqytet i ka kerkuar gjykates vertetimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes te cilin e kishte marre me nje vendim te muajit shtator. Perpos ketij fakti paditesja V.M. ndjehej serish e rrezikuar prej faktit se kishte kerkuar divorc. Gjykata ka pranuar leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes per te dhe dy femijet e saj. Ky vendim urdheron te paditurin P.M. te mos ushtroje dhune fizike psikike te mos kercenoje dhe ngacmoje me paditesen V.M. dhe dy femijet e mitur. Paditesja ka pasur mosmarreveshje dhe kontradikta te vazhdueshme me te paditurin per shkak se ai nuk ka kontribuar nga ana ekonomike ne familje dhe per rritjen e edukimin e femijeve. Ne daten 27.09.2010 i padituri i ka kerkuar paditeses para per te blere cigare. Por ajo i ka thene se nuk kishte leke per shkak se i kishte shpenzuar per blerjen e ushqimeve per femijet. Per kete shkak i padituri e ka goditur paditesen dhe e ka nxjerre prej flokesh nga banesa. Gjithashtu i padituri disa here ka detyruar dy femijet e tij te mitur per te shkuar ne dyqan dhe per te marre borxh paketa cigaresh apo sende te tjera. Ne disa raste kur femijet nuk kane pranuar te shkojne per te tilla veprime ne dyqane ai ka ushtruar dhune fizike mbi ta thuhej ne arsyetimin e vendimit te gjykates. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›