E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shkarkohet kreu i keshillit bashkiak

Mazhoranca e djathte ka shkarkuar te henen kreun e Keshillit Bashkiak te Bashkise se Elbasanit pas nje aksioni politik te udhehequr nga deputeti i Partise Demokratike, Aurel Bylykbashi.

Me votim te fshehte pas nje seance maratone Bujar Kllogjeri, perfaqesues i LSI-se, eshte zevendesuar me perfaqesuesin e PD-se Blendi Himci.

Ne kerkesen e pare thuhej se Bujar Kllogjeri do te shkarkohej nga posti per shkak te shkeljeve qe ai, sipas tyre, kishte bere gjate ushtrimit te kesaj detyre.

Ky pretendim i mazhorances se djathte ka ngjallur reagime dhe kundershtime te ashpra te pjeses tjeter te keshilltareve te cilet kane sygjeruar shtyrjen e votimit te mocionit per ti dhene kohe Kllogjerit te pergatitej per te bere mbrojtjen ndaj akuzave qe demokratet kishin ngritur.

Mirepo nga kampi kundershtar eshte hedhur ne tavoline “qellimi i vertete i mocionit” qe, sipas nje keshilltari te PR-se, ishte politik.

Ne keto kushte eshte pranuar mocioni nga te gjitha palet dhe 24 keshilltare votuan pro shkarkimit te kreut te ketij keshilli dhe 18 te tjere kunder nga 45 anetare qe ka ne total Keshilli Bashkiak i Bashkise se Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›