E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan shkeputet teli i tensionit vdes 40-vjecari

/ /

ELBASAN - Shkeputet teli i tensionit te ulet vdes ne vend 40-vjecari. Ngjarja e rende u shenua dje ne lagjen 11 Nentori te Elbasanit si pasoje e reshjeve te shumta dhe stuhise se dites se djeshme. Gazment Ahmeti 40 vjec ka humbur jeten pak metra larg shtepise se tij prane shkolles Qamil Guranjaku. Nje linje e tensionit te ulet eshte shkeputur nga shtylla dhe per pasoje ka bllokuar rrugen. Pak minuta me vone Ahmeti pasi ka pikasur telin ka njoftuar ne numrin e elektrikut 2900 por edhe pse ka bere kete njoftim grupi i elektricisteve nuk ka mberritur ne kohe. Kjo ka detyruar 40-vjecarin te kape me dore telin e korrentit per ta larguar personalisht por ky veprim i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ngjarja alarmoi policine e cila fillimisht dyshoi per vrasje por me pas u konkludua se viktima kishte nderruar jete si pasoje e prekjes se telit elektrik. Trupi i pajete i 40-vjecarit eshte derguar per ne morgun e qytetit ku gjate keqyrjes nuk jane gjendur shenja dhune. Ne oret e vona policia e Elbasanit zyrtarizoi faktin se Gazment Ahmeti kishte nderruar jete si pasoje e kontaktit me telin e tensionit te ulet qe percillte energji. Ky tel ishte shkeputur si pasoje e motit te keq qe perfshiu dje te gjithe qarkun e Elbasanit. Policia e Elbasanit shtoi nepermjet zedheneses se saj Valbona Begu se po hetonte ne lidhje me ngjarjen dhe per kete ne bashkepunim me prokurorine e Elbasanit eshte ngritur nje grup hetimor. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›