Elbasan shkrumbohet nje shtepi nga zjarri
Flakët e zjarrit përfshijnë një banesë private në lagjen “5 maji” në Elbasan. Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites së mërkurë në afërsi të drejtorisë së kolaudimit të automjeteve në këtë qytet. Një zjarr me përmasa të mëdha ka bërë shkrumb e hi banesën duke rrezikuar edhe shtëpitë përreth. Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe policia. Ato kanë lokalizuar flakët duke penguar përhapjen e tyre në lagjen përreth. Dëme në njerëz nuk ka pasur, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. Më herët flakët e zjarrit përfshinë edhe një ambient në afërsi të qendrës spitalore në këtë qytet.