E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kërkon pezullimin e presidentit rumun

Rumani- Presidenti i Rumanisë tashmë ballafaqohet me një kërkesë për tu pezulluar pasi koalicioni qeverisës e sulmoi atë duke thënë se do përgatisë letrat që me 4 Korrik.

Presidenti i Qendrës së Djathtë Traian Bashesku ka qënë në konflit të gjatë me kryeministrin Viktor Ponta i cili drejton opozitën Bashkimi Social Liberal, USLA, me një shumicë maxhoritare në parlament.

Nëse parlamenti voton për pezullimin e zotit Bashesku një zgjedhje kombëtare mund ta ndjekë atë. Ndërkohë që zoti Ponta vetë është nën presion për dorëheqje mbi akuzat për plagjiaturë.

‘Partia USL i ka kërkuar parlamentit të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për të pezulluar zotin Basheksu’- tha një anëtar i partisë rumune për BBC.

Partia e zotit Ponta, USL kaloi një ligj për statusin e presidentit çka pritet të shqyrtohet nga gjykata kushtetuese. Por kjo e fundit e ka akuzuar zotin Ponta se po përpiqet ta ndikojë atë dhe të martë është ankuar në Komisonin Evropian se ai kishte kërcënuar pavarësinë e gjykatës.

USL, e cila është në pushtet që nga muaji Maj, thotë se gjykata është ndikuar rëndë. Bashesku popullariteti i të cilit ka rënë kur ai vendosi masa kursimi në dakordësi me BE dhe FMN në vitin 2010.

Konflikti politik midis presidentit dhe kryeministrit ka ngecur vendim-marrjen në një kohë kur vendi po përfundon marrëveshjen mbi një paketë ndihme nga FMN.

Të martën ambasadori amerikan në Rumani, Mark Gitenstein shprehu shqetësimin në lidhje me ndonjë përpjekje të thellë për të ndikuar institucionet shtetërore.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›