Elbasan, shpërndanin drogë, kapen 3 të rinj
Tre te rinj kane rene ne pranga te Policise se Qarkut te Elbasanit per shperndarje te lendeve narkotike. Policia e Elbasanit arriti te kape nje prej tyre ne flagrance, qe me pas te mundesoje siguruesin e vertete te lendes narkotike
ELBASAN-Policia e Elbasanit i ka vënë prangat në mesnatë 3 të rinj, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në orën rreth 01:00 pas mesnate pranë Kryqëzimit të Cerrikut, blutë e Elbasanit kanë kapur në flagrancë 21 vjecarin Ervin Turku ndërsa ky i fundit po i shiste një sasi lënde narkotike e llojit heroinë, 20 vjecarit Marsel K. Të dy të rinjtë janë dërguar në komisariat ku janë marrë nën hetim nga efektivët e policisë, ndërsa në rrugë operative është zbuluar se Ervin Turku e kishte siguruar heroinën që po tentonte t’ia shiste Marsel K. nga Elis Gushi një 23 vjecar i cili njihej si kontigjent nga ana e policisë. Edhe Gushi është vënë në prangat e policisë ndërsa po hetohet veprimtaria e tre të rinjve.
(d.b/BalkanWeb)