Përplasen dy automjete në Durrës, aksidentohet një polic rrugor

Një autobus interurban dhe një autoveturë janë përplasur sot paradite në rrugën e plazhit të Durrësit, duke dëmtuar lehtë një punonjës të policisë rrugore. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, bënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.50 në sektorin Hekurudha të plazhit, 5 km larg Durrësit, kur një autobus interurban, që vinte nga qyteti i Elbasanit dhe një autoveturë, të cilat janë përplasur pas njëra tjetrës, kanë goditur një shtyllë të ndriçimit, duke dëmtuar lehtë dhe një punonjës të policisë së qarkullimit rrugor. Sipas burimeve nga vendngjarja, autobuzi me targë EL 2553 C, ka goditur fillimisht nga prapa autoveturën tip Ë Polo, me targë DR 04 71 D dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar edhe një polic, i cili po kryente detyrën e tij në këtë zonë me një qarkullim mjaft të dendur të automjeteve dhe të kalimtarëve. Burimet thanë se gjithçka është rikthyer në normalitet brenda pak minutash dhe se pas ndihmës mjeksore punonjësi i policisë nuk ka asnjë problem shëndetësor.
...