E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan solar me dokumenta false 2 te arrestuar

Kapen mbi 10 mijë litra solar kontrabandë nga zyra e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Elbasan. Operacioni i koduar “Mazuti” u finalizua në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të qytetit Peqin. Policia ka arrestuar në flagrancë Fatos Koroveshaj 37 vjeç me banim në lagjen 5 shkurti në Ballsh dhe Edmond Troka 46 vjeç me banim në lagjen Apollonia në Fier pasi në vendin e quajtur Kryqëzimi i Kostës u kapën duke transportuar solar me dokumente fallco në kamionin me targë AA 149 BA në pronësi të shtetasit, Edmond Troka. Sipas hetimeve paraprake lënda djegëse ishte ngarkuar në Ballsh e udhëtonte në drejtim të Elbasanit. Sasia prej 10 mijë litrash solar është sekuestruar nga policia. Ndaj autorëve është ngritur akuza e falsifikimit të vulave stampave dhe formularëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›