Komisioni i Integrimit seance te posacme per 12 rekomandimet e BE
Bashkimi Europian kërkon që mazhoranca dhe opozita të përqendrohen në plotësimin e 12 prioriteve, në funksion të integrimit europian të Shqipërisë. Ambasadori, Etore Sekui, ka deklaruar në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Integrimit, se konsensusi i arritur për Avokatin e Popullit, duhet të shtrihet edhe në reformat e tjera të rëndësishme dhe në miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave deputetëve. Drejtuesit e Komisionit të Integrimit kanë vënë theksin tek bashkëpunimi politik, për të plotësimin e të gjitha prioriteteve, të cilat do të mundësonin përshpejtimin e hapave drejt integrimit. Gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni i Integrimit ka zhvilluar një seancë konsultative me aktorë të shoqërisë civile, të përfshirë në procesin integrues.